4 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim pasi ishin pjesë të një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municione.
Gjatë operacionin të koduar “Rjeti” u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion.

Gjatë gjithë harkut kohor në të cilin u shtri operacioni, policia ka vënë në pranga 9 persona, gjithashtu janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpe lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive.

Gjatë operacionit të ditës së sotme në pranga kanë rënë Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, në kërkim janë shpallur Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.

Ndërkohë më parë në kuadër të të njëjti operacion janë arrestuar edhe Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmet dhe Klodian Mustafa.






