Një moment tepër prekës është shfaqur në protestën masive në Tiranë përmes fjalimit të mamasë së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht përpara një shkolle në kryeqytet.

Ajo kërkon siguri për fëmijët dhe duke denoncuar gjendjen e arsimit, shëndetësisë dhe institucioneve në vend. Florina Cani tha se prej 18 muajsh proteston për drejtësi dhe rend në gjykata, duke akuzuar qeverinë dhe duke kërkuar largimin e saj.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk mu kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë! Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!”, u shpreh ajo mes duartrokitjeve të shumta të protestuesve.

Prania e nënës së 14-vjeçarit të ndjerë ka sjellë një valë të madhe emocionesh në shesh.