Shumë shqiptarë nga diaspora i janë bashkuar ditën e sotme protestës që kundërshton investimin në Zvërnec të Vlorës.
Emigrantët shqiptarë që i janë bashkuar protestës, kanë shpalosur një banderolë me përmasa të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë, ku ishin parashtruar 6 kërkesa.
Mes këtyre kërkesave binin në sy dorëheqja imediate e kryeministrit Edi Rama dhe formimi i një qeverie teknike.
Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.
6 kërkesat e parashtruara nga përfaqësues të diasporës:
Dorëheqje imediate
Burg dhe konfiskim
Qeveri teknike
Ndryshim të Kodit Zgjedhor
Fillim të demokracisë
Monitorim dhe audit ndërkombëtar





