Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave.

Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.

Drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.