U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore për tre nga të pandehurit e dosjes së Ilir Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Nëna e ish deputetes Monika Kryemadhi ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke thënë se nuk ka kryer veprën penale të pastrimit të parave.

“Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash”, tha ajo.

Po ashtu, GJKKO rrëzoi kërkesën për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, sot edhe SPAK pritej që të shpallte pretencën për këta tre të pandehur.