Qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të martë në ditën e 17-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë dhe pankarta.

Qytetarët kanë shprehur idetë e tyrë në pankarta teksa kanë krijuar edhe imazhe të veçanta me inteligjencë artificiale.

“Endrrat e vrara në Shqipëri”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa pankarta që pikasin në protestë.

Prej 2 orësh e gjysmë qytetarët po vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë ndërsa pritet të zgjasë deri në mesnatë ashtu siç ka ndodhur edhe në ditët e mëparshme.