Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme.
Në një njoftim për mediat, mësohet se mbledhja online do të zhvillohet rreth orës 12:00 me këtë rend dite:
*Për miratimin e propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit në Porto Romano.





