Kryeministri Rama njoftoi se eurodeputetët rrëzuan amendamentin për Vjosë-Nartën, duke konfirmuar se zonat e mbrojtura dhe habitatet e flamingove do të ruhen.
Ai siguroi se projekti në Zvërnec do të zhvillohet vetëm sipas standardeve mjedisore të Bashkimit Europian.
Në fund, Rama rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar rrugën e integrimit në BE.
Postimi i plotë:
“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.
Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!
Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar.”, shkruan Rama.





