Një aksident rrugor është regjistruar disa minuta më parë në aksin Pogradec-Lin. Sipas raportimeve paraprake, në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, nga i cili ka mbetur i plagosur një person.
Ndërkohë mësohet se i plagosuri është lënduar lehtë dhe po merr mjekim në spitalin bashkiak të Pogradecit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.





