E rëndë në “Big Market”, tentoi të grabiste, autori kundërshton me forcë policinë

Ky është momenti kur personi i cili dyshohet se do grabiste “Big Market” shoqërohet me ambulancë. Ai mbeti i lënduar gjatë marrjes me dhunë të disa produkteve brenda dyqanit.

Siç shihet nga pamjet autori ka kundërshtuar me forcë efektivët e forcave “Shqiponja” të cilët u detyruan të qendrojnë brenda ambulancës.

Dëshmitarët thonë se autori tentoi të grabiste disa produkte por rrethanat janë ende nën hetim nga policia.