Këtë të enjte po zhvillohet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Pak para fillimit të saj, Meta ka zhvilluar një diskutim me deputetin e PL-së, Tedi Blushi, ku e ka pyetur për kursin e këmbimit, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të SPAK, ku Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar miliona euro pasuri të dyshuara si të lidhura me të ardhura nga aktivitete kriminale.

Biseda në gjykatë

“Meta: “Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove, pas këtyre operacioneve e sekuestrimeve ça janë këto…

Blushi: “Nuk e di, 85?”

Meta: “Po, se janë dhe remitancat. Po çfarë bëni ju të opozitës?”

Blushi: “Protestojmë në shesh.”

Ndërkohë, Monika Kryemadhi është shprehur: “Po Altin Dumani çfarë bëri, se ato 150 milionë euro që u kapën tani, aty ishin?”

Në seancë janë të pranishëm dy prokurorët, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ndërsa pritet edhe trupa gjykuese.