Një grabitje me kërcënim është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Tiranë–Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 14:30, një person që po udhëtonte me taksi dyshohet se ka kërcënuar me mjet prerës drejtuesin e mjetit dhe i ka marrë një shumë parash si dhe një varëse.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke lokalizuar dhe neutralizuar autorin e dyshuar, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.
Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë.





