Protestuesit kanë ndryshuar intinerarin e tyre dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kuvendit, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. Në këtë seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa mijëra qytetarë po thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.
Kujtojmë që kjo dita e 19-të e protestës së tyre, ndërsa revolta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Me pankarta ne duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.





