Ka nisur marshimi i protestuesve në kuadër të tubimit masiv që po zhvillohet në kryeqytet, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Një numër jashtëzakonisht masiv protestuesish është grumbulluar dhe ka filluar të lëvizë përgjatë akseve kryesore.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga qytetarë të ardhur nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit por edhe diaspora, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe flamuj, duke lëshuar thirrje kundër qeverisjes dhe kryeministrit.
Ky marshim vjen pas fjalimeve të tensionuara të mbajtura përpara Kryeministrisë, ku qytetarë, të rinj të ardhur nga emigrimi dhe aktivistë kanë denoncuar me radhë dështimet e sistemit shëndetësor, varfërinë dhe lidhjet e dyshuara të zyrtarëve të lartë me krimin.





