Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi mbylljen e Bordit të Transarencës.

“Lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sot vendosëm të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet.

Kanë qenë disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar. Çmimet e bursës janë stabilizuar, është arritur një marrëveshje dhe kanali i Hormuzit do të zhbllokohet.

Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe prandaj vendosëm ë përfundojmë funksionimin e bordit të karburanteve. “, tha ajo.