Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, në Plazhin e Tales në Lezhë, ku paraprakisht raportohet se dy vajza të mitura, përkatësisht 8 dhe 13 vjeç, janë mbytur në det.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes tragjike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.





