Situata te Senegali është e pabesueshme, ndërsa përfaqësuesja është pjesë e Botërorit. Nga kampi ku ndodhet Senegali raportohet se vështirësitë po pengojnë përgatitjen e skuadrës si duhet. Ndër problemet e përmendura janë bonuset e papaguara për lojtarët, që vazhdojnë të shtojnë pakënaqësitë. Po ashtu edhe logjistika është një dështim. Akomodimi në hotel është larg nivelit ku përfaqësuesja ndodhet. Madje edhe më keq, cilësia e ushqimit është po ashtu problem pasi lojtarët detyrohen të porosisin jashtë në mungesë të një kuzhinieri. Pape Thiaë ndërkohë po punon edhe pse nuk ka kontratë dhe nuk paguhet prej muajsh. Senegali ndërkohë është përpara sfidës së 23 qershorit, që e vendos përballë Norvegjisë.
Rrezikohet revolta nga lojtarët e Senegalit, detaje tronditëse në Botëror
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
FOTOLAJM/ Mesazhi i shqiptarëve të diasporës për Edi Ramën
Shpaloset pankarta gjigante në bulevard: Ne jemi ata që sakrifikuam çdo gjë për familjet që të mbijetojnë, ju i harruat!
Dita e 21-të e protestës, emigrantët nga diaspora mbërrijnë në Tiranë. Pritet marshimi më i madh deri më tani
Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Durrës – Tiranë, bllokohet përkohësisht qarkullimi





