Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fushë-Krujë – Laç.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, është shoqëruar në komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.