Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme (21 qershor), në aksin nacional Korçë-Bilisht.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dishnicë. Një mjet përplasi një person që po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës, pasi ka marrë dëmtime në kokë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksidenti korce3