Për 22 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Bie në sy rezistenca e protestuesve, të cilët kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit pavarësisht orëve të gjata dhe lodhjes. Madje, mëngjesin e kësaj të hëne, 22 qershor, disa qytetarë i shohim akoma të ulur në karrige metalike pranë shkallëve të Kryeministrisë.

Me dy çadra të vogla dhe në njërën nga pankartat ku shkruhet: Miles Away, one voice, one nation (Milje larg, një zë, një komb).

Të shtunën e 20 qershorit u mbajt protesta më madhështore: sheshi u mbush si asnjëherë më parë, me shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Megjithatë, 9 protestues u proceduan penalisht pasi sipas Policisë, bllokuan qarkullimin e automjeteve dhe zaptuan bulevardin përtej orarit të lejuar.