Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, ka nisur këtë të hënë, por vetë Beci nuk ishte i pranishëm dhe përfaqësohej përmes avokatit Ervin Metalla.
Të pranishëm në seancë ishin vetëm dy të pandehur, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni.
Pas kërkesës së prokurorisë, për shkak të mungesës së mbrojtjes së të pandehurve, gjykata shtyu seancën. Gjykata paralajmëroi të mos ketë mungesa të paarsyetuara.
Seanca e radhës shtyhet për më 2 korrik, ora 15:00.





