Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit në Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje.

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.