Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, një ditë pas takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron.

Në një postim në rrjetin social X, Aubry kritikoi mbështetjen e Francës ndaj qeverisë shqiptare në një kohë kur Shqipëria ndodhet prej 23 ditësh në revoltë qytetare.

“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh. Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”, shkruan Aubry në X.