Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi.
Avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj, nuk ka hyrë ende në sallë, pasi ashtu si në seancën e shkuar, ai nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.
Ndodhur në këto kushte, ai nuk lejohet të hyjë brenda.





