“Lindjet me operacion kanë kaluar për herë të parë në historinë e njerëzimit lindjet natyrale”. Ky është “alarmi” që ngre mjekja gjinekologe Xheni Omeri.
E ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, gjinekologia tregon një kambanë alarmi për trendin e lindjeve të reja. Sipas mjekes, kjo është diçka e keqe dhe se mjekët duhet të reflektojnë.
Në këshillat që jep OBSH, sipas gjinekologes Omeri, kërkohet lindja natyrale, pasi lindja çezariane ka komplikacionet e veta. Ajo gjithashtu shton edhe kostot më të larta që ka sistemi shëndetësor për shkak të këtyre lindjeve.
Gjinekologia tregon se një lindje natyrale e bën gruan që të largohet në shtëpi që 1 ditë më vonë me këmbët e veta, ndërsa kur lind me operacion edhe koha e rikuperimit dhe angazhimi është shumë herë më i madh. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, trendi mesa duket nuk po ndryshon.





