Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku ngre akuza për persona që sipas tij kanë lidhje me shërbimin sekret iranian, MOIS.

Në postimin e tij, Balla citon dëshmi të ish-bashkëpunëtorit të pretenduar të MOIS-it, Hadi Sani Khani, ku përmendet edhe emri i Gjergji Thanasit. Sipas këtyre pretendimeve, të publikuara nga deputeti socialist, disa persona në Shqipëri kanë përfituar pagesa nga regjimi iranian dhe kanë bashkëpunuar me struktura të lidhura me MOIS.

Balla ka shpërndarë gjithashtu pjesë nga deklarime dhe dokumente që, sipas tij, mbështesin këto akuza.

Postimi i plotë:

Zgjerohet rrjeti i personave të lidhur me Iranin në protestë, edhe pagesat mijëra euro nga shërbimi sekret iranian, MOIS🤯 Bashkëpunëtori i ngushtë i Olsi Jasezhi dhe i Dritan Goxhaj, GJERGJI THANASI identifikohet si përgjegjës për skenarët e zinj për bllokimin e rrugëve, autostradës, aeroportit, dhunë dhe shkatërrim. Ja si përshkruhet ky ekstremist me fjalët e një ish-agjenti të MOIS:

DËSHMIA E OFICERIT TË SHËRBIMIT SEKRET IRANIAN MOIS PËR GJERGJI THANASIN👇

Hadi Sani Khani ka qenë bashkëpunëtor i MOIS-it në Shqipëri për 4 vjet dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Thanasin dhe ka spiunuar kundër PMOI/MEK. Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në shkurt 2021, ai shkroi: “Ai [Thanasi] adhuron paratë dhe për të marrë më shumë prej tyre, ai është i përgatitur të bëjë gjithçka dhe gjithçka për të çuar përpara axhendën e regjimit klerikal”.

Hassan Hayrani mbikëqyr punët e agjentëve të MOIS në Tiranë. Në një bisedë private më tha se Gjergji Thanasi dhe Olasi Jazexhi marrin çdo muaj mbi 1000 euro nga regjimi klerikal. Hayrani tha, shumë herë i kam futur paratë në një zarf dhe ua kam dorëzuar në shtëpinë e tyre.

Në dëshminë e tij në Gjykatën e Durrësit, Sani Khani tha se kishte bashkëpunuar me Thanasin me urdhër të MOIS-it. Thanasi intervistoi Hadi Sani Khanin kundër PMOI/MEK më 26 tetor 2020. Intervista u publikua në faqet e MOIS, duke përfshirë Ashrafnews.com dhe gjuhën shqipe të Nejat.