Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve në Banjat e Bënjës, që po shkatërrohet prej injorancës njerëzore një prej pasurive natyrore dhe turistike më të çmuara të vendit.
Në një status publik, Kikia pyet se përse nuk merret mendimi i ekspertëve të inxhinierëve gjeologë përpara se të ndërhyhet në projekte me rëndësi natyrore.
“Por, kete projektin e Llixhave te Benjes ne Permet nuk e kuptoj dot, pastaj te vendos nese jam apo jo dakord. Dmth, bene vaska te medha betoni! U devijuan burimet natyrore, u reduktua uji dhe vaskat u mbyten nga algat. Tani po e presin betonin per te shkurtuar lartesine/thellesine e vaskave. Po uji nga ka shkuar? Po si more nuk merrni nje inxhinier gjeolog ta pyesni, kur behte fjale per projekte te tilla”, shkruan Kikia.
Reagimi i plotë:
Ky eshte kulmi i injorances!
Te gjithe keto projektet strategjike ne zona te mbrojtura e te pa mbrojtura, me hotele, vila e apartamente, mund te kuptoj, edhe pse mund te mos jem dakord.
Por, kete projektin e Llixhave te Benjes ne Permet nuk e kuptoj dot, pastaj te vendos nese jam apo jo dakord.
Dmth, bene vaska te medha betoni!
U devijuan burimet natyrore, u reduktua uji dhe vaskat u mbyten nga algat.
Tani po e presin betonin per te shkurtuar lartesine/thellesine e vaskave.
Po uji nga ka shkuar?
Po si more nuk merrni nje inxhinier gjeolog ta pyesni, kur behte fjale per projekte te tilla.
Eshte njesoj si ai “projekti i madh” i pyllezimit te Lutes ku mbollen pisha te buta nga fidanishtet e Kavajes e u thane te gjithe per nje dimer sepse nuk u pershaten me zonen.
Po pyesni ore njerezit e fushes perkatese, nuk nevojitet vetem betonierja per te bere pune te mira.





