Kjo e shtunë do të jetë me temperatura të larta, si vazhdë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 21 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditë s prite të arrijnë 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jug-perëndim dhe veri-lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa valëzimi në dete, i ulët i forcës 1-2 ballë.

Gjatë javës së ardhshme do të kemi gjithashtu rritje të mëtejshme të temperaturave ku vlerat minimale do të shënojnë nga 27 gradë Celsius deri në 40 gradë Celcius në ato maksimale.