Një eskortë me motoçikleta Harley-Davidson të policisë, sirena ndezur, drita vezulluese dhe një makinë luksoze me xhama të zinj që çan trafikun në Miami.Shumë menduan se bëhej fjalë për presidentin amerikan, por pasagjeri ishte presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.Ky është imazhi që po shoqëron Botërorin 2026, ku Infantino ka vendosur të jetë i pranishëm në sa më shumë ndeshje. Falë një avioni privat të vënë në dispozicion, ai synon të ndjekë deri në dy ndeshje në ditë, duke përshkuar mijëra kilometra mes Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës.
Vetëm në ditët e para të kompeticionit, kreu i FIFA-s ka udhëtuar nga Meksiko City në Guadalajara, më pas në Los Angelos, San Fransisco, Vancouver dhe Miami, për të rikthyer sërish itinerarin në ditët në vijim. Pa mbaruar ende faza e grupeve, ai përshkroi rreth 14 mijë kilometra ajrorë, një e treta e perimetrit të Tokës.Kostot janë të frikshme dhe llogariten nga 400.000 deri në 800.000 euro vetëm për ndeshjet e para që ka ndjekur kreu i FIFA-s.Një kontrast i frikshëm me tifozët që përballen me kosto rekord për bileta, fluturime dhe akomodim. Prandaj nga shumë, ky konsiderohet si Botërori i Infantinos.





