Qytetarët u mblodhën sërish sot në ditën e 29-të të protestave kundër qeverisë Rama. Pas fjalimeve para kryeministrisë për më shumë se 2 orë, ata nisën marshimin e zakonshëm në rrugët e kryeqytetit.

Protesta, e cila prej katër javësh zhvillohet çdo mbrëmje, vijon të ketë si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Edhe në protestat e fundit, qytetarët kanë përsëritur njëzëri thirrjet që tashmë janë kthyer në refrenin e përditshëm të marshimeve.