Një banesë në fshatin Mëzit në Fushë-Arrëz u përfshi nga flakët gjatë natës.

Shtëpia në pronësi të 80-vjeçarit Zef Sadria ka pësuar dëme të konsiderueshme, ku çatia është pjesërisht e rënë. Fatmirësisht i moshuari nuk ka pësuar lëndime, kurse mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Po ashtu, mësohet se banesa e Zef Sadrisë ishte ndërtuar nga Kisha e Fushë-Arrëzit, pasi i moshuari më parë jetonte në kushte të vështira.