Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i pyetur nga gazetarët foli dhe për projektin e Durrës Marina.

Sipas Ballës, nuk është e vërtetë se pallatet aty po zhyten, ndërsa deklaroi se aty do inaugurohet pas pak ditësh pishina më e madhe në Ballkan.

Ndërkohë ishte vetë IKMT, që pranoi zyrtarisht rreth një muaj më parë, se dy godinat e para të projektit të Mohamed Alabbar janë zhytur përkatësisht 18 dhe 28 cm.