Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. 

Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga forca të tjera, po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt zonave të banuara. 

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.