Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të hënë shënohet dita e 30-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi. Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë.

Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.