Maroku ka shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futbollit të tij, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026.

Afrikanët triumfuan 3-2 me penallti ndaj Holandës, pasi 120 minutat në “Estadio Monterrey” u mbyllën në barazim 1-1.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe shumë duele fizike, ndërsa rastet më të mira në pjesën e parë i takuan Marokut. Bart Verbruggen bëri dy pritje spektakolare, fillimisht ndaj Neil El Aynaoui dhe më pas devijoi mbi traversë një goditje të fuqishme të Achraf Hakimit. Në anën tjetër, Yassine Bounou u tregua vendimtar duke ndalur përpjekjet e Holandës, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Shtesat nuk prodhuan gola. Portieri i Holandës, Verbrugen, u tregua vendimtar ndërkohë duke mohuar një gol të sigurt dhe mbajti ekipin e tij në lojë.

Nga penalltitë ishte Maroku më i saktë. Ndeshja e radhës për ta do të jetë ndaj Kanadasë, më 4 korrik ora 19:00 dhe vlen për fazën 1/8.