Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Spillesë. Rama shprehet se ky bregdet është një nga destinacionet më të preferuara të verës.

“Mirëmëngjes dhe me bukuritë e bukuritë e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej vitesh kryeministri promovon turizmin shqiptar, duke ftuar të huajt të vitizojnë vendin tonë. Kreu i qeverisë nënvizon se turizmi është një sektor i rëndësishëm dhe që rrit ekonominë e Shqipërisë.