Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar refuzimin e vazhdueshëm të kërkesave për interpelancë nga ana e mazhorancës.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se, Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse nuk është njeri i lirë dhe se ka ende borxhe për të shlyer.
Ai theksoi se, Rama ‘turpëroi’ Shqipërinë para ndërkombëtarëve dhe sipas tij, po vijon ta bëjë edhe sot n♪7 Kuvend me mungesën e tij në seancë plenare.
“Ka një vit parlamenti dhe nuk ke pranuar asnjë kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës. Nuk e di nëse Edi Rama ju ka thënë ndonjëherë atë që i tha shqiptarëve në një nga mediat më të rëndësishme botërore. Ia tha shqiptarëve para gjithë botës, duke turpëruar Shqipërinë në mediat ndërkombëtare. E cila edhe ajo e sheh Edi Ramën në rolin e një mafiozi.
Sot po ua thotë edhe ju në sy, po ia thotë Kuvendit të Shqipërisë me veprime. Çfarë kuptimi ka refuzimi për të përmbushur një detyrim Kushtetues. Ju zoti kryetar sot nuk dështuar vetëm në rolin tuaj. Por sot nuk mbroni Kushtetutën, por kryeministrin nga llogaridhënia. Sado manipulator, Rama e di se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse nuk është njeri i lirë. Ka ende borxhe për të shlyer”, tha ai.





