Një grup qytetarësh janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të shoqëruar nga forcat e rendit.

Protestuesit kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj institucioneve të rendit, duke pretenduar se janë provokuar nga Policia. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohen shokët e tyre, do të përshkallëzojnë reagimin përmes mosbindjes civile.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet në protestë, se protesta e thirrur në orën 19:00 ka filluar. Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur, protestuesit paqësore janë arrestuar para parlamentit dhe e gjithë Shqipëria duhet të vijë këtu.”, tha njëri nga protestuesit.

“I bëj thirrje çdo shqiptari që të na bashkohen. Ishte policia që na provokoi, ne do të jemi në mosbindje civile ose do të lirojnë shokët tanë që po protestojnë paqësisht, ose do të jemi në mosbindje civile. Le ta marrin veshtë gjithë iu bëj thirrje me shpirt e zemër që të na bashkohen.”, tha ai.