Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit, kosheret janë dëmtuar, ndërsa bletët janë shpërndarë në rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për kalimtarët.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë për personat që ndodheshin në kamion në momentin e aksidentit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe pastrimin e zonës nga bletët e shpërndara.