Policia e Shtetit, ka bërë këtë të mërkurë më 1 korrik, një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në Akademinë e Sigurisë dhe në disa komisariate policie në vend.
Me vendimet e marra, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Po ashtu, janë emëruar edhe drejtues të rinj të komisariateve të policisë:
Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;
Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër;
Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë;
Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;
Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;
Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë;
Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.





