Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal i cili ndodhi ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën shoferi 36-vjeçar Redion Hasimi. 

Shoferi nuk ka qenë problematik dhe nuk ka kthyer asnjë shkelje në drejtimin e mjetit, por dyshohet se pësoi një infarkt.

Mësohet se ai ka qenë drejtues pa problematika dhe pa shkelje. Referuar edhe dëshmive të dëshmitarëve, dyshimet kryesore janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të një kolapsi shëndetësor, konkretisht dyshohet për një infarkt. Në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë gjurmë frenimi.

Devijimi i mjetit në anën e djathtë të rrugës ka bërë që të dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe nuk ka mundur të reagojë për të devijuar mjetin.