Një aksident është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, e për pasojë 6 persona të cilët lëviznin me një makinë tip Golf kanë mbetur të lënduar. Mes tyre janë 3 fëmijë, të cilët së bashku me pjesën tjetër të të dëmtuarve janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit është bërë një tentativë e shoferit të makinës tip Golf për të shmangur përplasjen me një makinë tjetër që i preu rrugën.
Nga ky spostim, ai ka goditur një makinë tjetër të parkuar dhe, si pasojë, automjeti është përmbysur.





