Anglia do të përballet me Meksikën në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026 dhe trajneri i Tre Luanëve bëri një apel të veçantë që iu drejtohej prindërve anglezë që janë me fëmijë ende në moshë shkolle(Në Mbretërinë e Bashkuar viti akademik zgjat deri në fund të muajit korrik).

Për shkak të ndryshimit orar, ndeshja mes Anglisë dhe Meksikës është programuar të jetë në natën mes të dielës dhe të hënës me orën angleze, një orar i pamundur të respektohet përpara ditës së shkollës dhe këtu lind kërkesa e trajnerit të Tre Luanëve.

Shkruani një justifikim dhe lejini fëmijët të shohin ndeshjen“, ishte apeli i Tuchel-shkollë do të bëjnë akoma shumë, por Botërori është një herë në 4 vjet. “Lejini të shohin Anglinë do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, sidomos të fëmijëve”.