Aksident i rëndë është regjistruar këtë paradite në aksin rrugor rural Pirrë-Kamçisht, Bashkia Lushnjë.

Një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një motoçikletë me të cilën udhëtonte 76-vjeçari Minella Prençe, banor i fshatit Pirrë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës 76-vjeçarin, i cili është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e fuoristradës dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.