Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke çuar në përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.

Protestuesit kanë shkatërruar një automjet të policisë duke i thyer xhamat e duke e goditur me sende të forta.

Policia ka ndërhyrë duke bërë edhe arrestimin e disa prej tyre.

E ndërsa situata u përshkallëzua kur protestuesit hodhën gurë dhe ujë drejt efektivëve, policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.