Policia e Shtetit shoqëroi me forcë ditën e sotme 20 protestues që u përballën para Parlamentit në revoltën qytetare ku u kërkua dorëheqja e qeverisë dhe u goditën me vezë dhe miell deputetët.
Në orët e pasdites u njoftua se 4 prej tyre do të qëndrojnë në paraburgim deri në daljen para Gjykatës së Tiranës për masë sigurie.
Katër nga protestuesit e ndaluar gjatë tensioneve në protestën para Kuvendit të mbajtur paraditen e sotme, do të kalojnë natën në qeli dhe akuza ndaj tyre është “shkatërrim prone”.

Nesër ata do të dalin para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. Në total janë 20 qytetarë të ndaluar.






