Kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), Klodian Braho, po raporton këtë të premte, 3 korrik, në Komisionin e Ligjeve.
Bëri me dije se SPAK-u ka finalizuar strategjinë për reduktimin e çështjeve të mbartura 2025-2027, ku janë dhënë efekte të matshme, konkretisht me normën e reduktimit.
“Jemi në fazën e fundit të thirrjeve për 40 hetues të rinj. Përveç plotësimit të vakancave, synohet riorganizimi i strukturave të BKH-së”, deklaroi Braho sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit.
U vu theksi edhe te rritja e skuadrave të përbashkëta hetimore.
Sa i përket efektivitetit në gjykim, tha se ka mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa bëri me dije se është rritur me 5.5% numri i vendimeve të Gjykatës së Posaçme.
“87% e vendimeve kanë marrë fajësi nga gjykata”, u shpreh Braho. “Kemi përballuar një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë e hetimeve”, shtoi ai.
“Grupet kriminale nuk veprojnë më vetëm me format klasike, ndajnë qartë rolet, komunikime të enkriptuara, me investime në pasuri të paluajtshme Janë 269 procedime penale për krimin e organizuar gjatë vitit 2025”, tha kreu i SPAK duke specifikuar se krimi i organizuar është bërë më kompleks.





