Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar nga Elbasani në lidhje me protestën e djeshme në Tiranë, ku policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve.

Lamallari u shpreh se policia ka zbatuar detyrën në mënyrë profesionale, dhe sipas tij, ka bërë dallimin midis protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe një grupi personash që janë shkelës të ligjit.

Sipas Lamallarit dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të policisë, ndërsa theksoi se protesta është e ligjshme.

“Policia e shtetit gjatë protestave e ka zbatuar detyrën ne mëmyrë të shkëlqyer dhe profesionale duke e  bërë dallimin e qartë midis protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese  dhe nga ana tjetër kemi një grusht personash që nuk kanë lidhje fare ne protestën që janë thjesht shkelës të ligjit. Ata vandalizojnë pasurinë publike dhe përgjigja e policisë ndaj tyre do jetë proporcionale me shkeljen e ligjit dhe do marrin përgjigjen e merituar

Ka dy momente qe dua te veçoj bazuar ne fakte. Dhuna ne bulevard nisi me dhune ndaj punonjësve te policisë se Shtetit. Protesta është e ligjshme por nuk mund te goditen punonjësit e policisë e as gazetaret. Kemi kërkesë nga unioni i gazetareve per te mbrojtur gazetaret ne ushtrimin e detyrës.

Një grusht personash qe dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë s’janë protestues por vandale”, tha ai.