Bashkëshortja e Altin Hilën me djalin e sëmurë i është bashkuar protestës së 35 kundër Ramës.
Ajo ka bërë thirrje që të lirohen protestuesit e burgosur.
“Sot bëj thirrje që Altin Hila dhe të gjithë ata që janë burgosur të lirohen sa më shpejt. Dikush tjetër e meriton të jetë në burg, jo bijtë e nënave që dalin në protestë për të drejtën e tyre”, tha ajo.
Një falënderim pati edhe për të gjithë shqiptarët që dhuruan para përmes fushatës së GoFundMe që u hap, ku u mblodhën mbi 150 mijë euro për djalin e sëmurë, i cili është person me status invaliditeti.
“I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijën tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe për mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë”, tha ajo.





