Pas protestës masive të djeshme, organizatorët dhe qytetarët priten të mblidhen sot para Gjykatës Penale të Tiranës në shenjë solidariteti me 9 të rinjtë e arrestuar gjatë incidenteve të 2 korrikut.
Mësohet se, kjo protestë vjen pas tensionit të lartë të shënuar para Parlamentit, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë çuan në shoqërimin e 18 personave dhe lëndimin e disa prej tyre.
Mbështetësit i konsiderojnë arrestimet si të paligjshme dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në shesh deri në lirimin e të ndaluarve, të cilët pritet të dalin sot para trupës gjykuese për caktimin e masës së sigurisë.
Marshimi i sotëm pason tubimin e mbrëmshëm para Komisariatit nr. 3, ku qytetarët kërkuan me forcë lirimin e bashkëmoshatarëve të tyre. Organizatorët kanë njoftuar se reagimi qytetar nuk do të ndalet këtu, pasi protestat janë planifikuar të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.





